| Rreth ISHP |
| Aktivitete |
| Legjislacioni |
| Shërbime për punëdhënësin |
| Praktikat më të mira |
| Shërbimi i këshillimit |
| Focal Point |
| Projekte |
| Institucione eprore |
| Partnerë social |
| Institucione të huaja |
| Website në interes |
| Ankesa |
| Seminar: Rritja e ndërgjegjësimit mbi sfidat që sjell implementimi i Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë |
|
|
|
| E Enjte, 15 Prill 2010 17:10 |
|
Çuto: Miratimi i Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë i jep fund mungesës së një vizioni në politikën e parandalimit të rreziqeve në punëMe hyrjen në fuqi në datën 18 Shkurt 2010 të ligjit të ri “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, Inspektoriati Shtetëror i Punës organizoi seminarin me temë “Rritja e ndërgjegjësimit mbi sfidat që sjell implementimi i Ligjit të Sigurisë e Shëndetit në Punë”, me qëllim prezantimin e risive që sjell ky ligj. Të pranishëm në këtë prezantim ishin Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Z.Spiro Ksera, Inspektorja e Përgjithshme Znj. Vikrita Çuto, Drejtori i Projektit “CARDS” Z.Geoff Fieldhouse, përfaqësues nga Komisioni Europian në Tiranë, përfaqësues të organizatave të punëmarrësve, punëdhënësve si dhe faktorëve të tjerë që operojnë në fushën e sigurisë e shëndetit në punë. Ligji “Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë”, është hartuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta në kuadrin e përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të BE-së dhe të detyrave që i dalin Qeverisë Shqiptare për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Z.Spiro Ksera në fjalën e tij theksoi se, “Garantimi i sigurisë e shëndetit në punë është një nga fushat prioritare të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe hartimi e miratimi, dy muaj më parë, i këtij ligji shënon një hap të rëndësishëm në përmbushjen e detyrimeve për plotësimin e bazës ligjore në këtë fushë.Garantimi i sigurisë dhe shëndetit në punë, mbrojtja e punonjësve në marrëdhëniet e punës, mbrojtja e shoqërisë dhe e mjedisit nga efektet e pafavorshme të punës, janë objektiva të politikbërjes së MPÇSShB”. Inspektorja e Përgjithshme Znj.Vikrita Çuto bëri një prezantim mbi të rejat që sjell ky ligj duke cilësuar se, “Qëllimi i këtij ligji është, të garantojë për të gjithë punonjësit Shqiptarë siguri dhe shëndet në punë, nëpërmjet parandalimit të rreziqeve në punë, eleminimit të faktorëve që përbëjnë risk për aksidente, informimin e punëmarrësve, konsultimin, pjesëmarrje e balancuar e gjithë aktorëve që operojnë në fushën e sigurisë e shëndetit në punë duke përfshirë këtu rolin e madh të përfaqësuesve të punëmarrësve, trajnimin e punëmarrësve dhe përfaqësuesve të tyre”. Ligji Për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, ka për objekt garantimin e sigurisë dhe shëndetit në punë të punëmarrësve dhe përcaktimin e përgjegjësive të punëmarrësve për të arritur një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së shëndetit të punonjësve ndaj rreziqeve në punë, duke hartuar masa koherente, të koordinuara dhe efikase për parandalimin e rreziqeve në punë Ky ligj rregullon detyrimet e punëdhënësve për sigurimin e mbrojtjes së punëmarrësve në të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe merr masat e nevojshme nëpërmjet parandalimit të rreziqeve për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, informimit dhe formimit profesional të punëmarrësve, organizimit të mbrojtjes kolektive dhe individuale, sigurimit të organizimit të vendit të punës dhe mjeteve të nevojshme. Është parashikuar ngritja për herë të parë dhe funksionimi i shërbimeve të mbrojtjes dhe parandalimit si dhe Këshillit Ndërministror të sigurisë dhe shëndetit në punë. Këto struktura do të shërbejnë për zbatimin e masave parandaluese dhe pjesëmarrjen e balancuar të punëmarrësve në hartimin e dokumentit të vlerësimit dhe parandalimit të rreziqeve që burojnë nga puna. Një tjetër risi është detyrimi i punëdhënësve për të hartuar dokumentin e vlerësimit dhe parandalimit të rrezikut, i cili përmban masat me karakter teknik, organizativ, higjeno- sanitare, të cilat do të zbatohen sipas kushteve specifike të vendeve të punës të aktivitetit. Projektligji parashikon që çdo punëdhënës i një subjekti publik apo privat, vendas apo i huaj, fizik apo juridik është i detyruar të mbulojë me shërbim mjekësor në punë, nëpërmjet mjekut të punës. Një tjetër detyrim është që në rastet e aksidenteve në punë, si dhe të sëmundjeve profesionale punëdhënësi është i detyruar të njoftojë menjëherë Inspektoriatin e Punës, Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Organet e prokurorisë, etj. Risi që sjell ligji është klasifikimi në 4 shkallë i aksidenteve, duke u bazuar në pasojat që shkakton aksidenti dhe numrin e personave të dëmtuar. Në fund Znj Çuto theksoi faktin se, “Miratimi i këtij ligji i jep fund mungesës së një vizioni në politikën e parandalimit të rreziqeve në punë, si pasojë e një mos grupimi të normativave në fuqi, shumë prej të cilave të shpallura përpara Kodit të Punës”. |
